Arbëri

9 viktima e 145 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

9 viktima e 145 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë viktima e 145 raste të reja janë shënuar me COVID-19 në Kosovë, bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë”, thuhet në njoftim.