Arbëri

Virusi frenon edhe “turizmin patriotik”

Virusi frenon edhe “turizmin patriotik”
Foto: Alban Bujari / Koha

Sektori i turizmit në Shqipëri është ndër më të goditurit në vend, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por një goditje të madhe ka pësuar edhe turizmi patriotik, si shpresa e vetme e operatorëve turistikë në Shqipëri, por edhe e zyrtarëve të lartë të turizmit në vend.

Shifrat tregojnë për një ulje sistematike të numrit të turistëve nga Kosova. Numri i turistëve kosovarë në Shqipëri ka vazhduar të pësojë ulje në kulmin e sezonit turistik, ku përfshihen muajt korrik e gusht. Në qershor, përqindja e turistëve kosovarë në Shqipëri ishte 48.7% më e ulët se një vit më parë. Në korrik, kjo shifër është rritur në 55.27% më pak se një vit më parë. Ndërsa, në 10-ditëshin e parë të gushtit shifrat janë edhe më pesimiste - tani kemi të bëjmë me një zvogëlim të numrit të turistëve në masën 66%, shkruan KOHA.