Arbëri

Radhë të gjata në veri të Mitrovicës për ndihmat prej 130 eurosh, disa kanë ardhur nga Serbia

Foto: Rel
 

Qindra njerëz po presin në radhë para një institucioni financiar në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut, ku po bëhet tërheqja e ndihmës financiare prej 130 eurosh.

Kjo shumë parash është pjesë e ndihmës që Qeveria e Kosovës ka ndarë për qytetarët, në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale, që ka për qëllim ndihmën e qytetarëve të papunë gjatë pandemisë.