Arbëri

Licencohen edhe 18 laboratorë privatë për testime serologjike

 

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e gjashtë të institucioneve të licencuara private për të ofruar shërbimin e testit për SARS COV-2.

Prej tyre 6 janë në Prishtinë, 4 në Pejë, 1 në Ferizaj, 1 në Gjakovë, 2 në Gjilan, 1 në Kamenicë, 1 në Shtime, 1 në Prizren dhe 1 në Mitrovicë.