Sonte në orën 21:00 Oda e Profesionistëve Shëndetësor do të ndezë qirinj për t’i nderuar profesionistët shëndetësorë që vdiqën si shkak i infektimit me COVID-19.
Oda e Profesionistëve Shëndetësor ka kërkuar edhe nga qytetarët që në këtë orë për nderim të jetëve të humbura të profesionistëve shëndetësorë të fikin dritat për një minutë heshtje.
“Përmes kësaj komunikate Odat e Profesionistëve Shëndetësor bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që sot me datë 20 gusht 2020, në orën 21.00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinj në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga Covid 19, si dhe të shërbej si mbështetje të profesionistëve shëndetësor të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid 19. Njëkohësisht bëhet thirrje edhe për të gjithë popullatën që në orën 21.00 të bashkëngjiten në këtë nderim duke fikur dritat për një minutë heshtje”, thuhet në komunikatën për media nga Odat e Profesionistëve Shëndetësor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.