Arbëri

Një minutë heshtje dhe qindra qirinj në nderim të punëtorëve shëndetësorë që vdiqën nga COVID-19

 

Para Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe institucioneve të tjera shëndetësore në vend, sonte në orën 21:00 janë fikur dritat dhe janë ndezur qirinj të shumtë në nderim të profesionistëve shëndetësorë që vdiqën si pasojë e COVID-19.

Sot, Oda e Profesionistëve Shëndetësorë kërkoi edhe nga qytetarët që në këtë termin për nderim të jetëve të humbura të profesionistëve shëndetësorë t’i fikin dritat për një minutë heshtje.