1 perditesime
Arbëri

Selimi: Në takimin me Serbinë në Uashington, Kosova shkon e përgatitur

Selimi: Në takimin me Serbinë në Uashington, Kosova shkon e përgatitur
Foto: KOHA / Alban Bujari
13:19

Selimi: Në takimin me Serbinë në Uashington, Kosova shkon e përgatitur

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi , ka folur për takimin Kosovë-Serbi në Uashington i cili do të mbahet më 4 shtator.

Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës do të shkojë i përgatitur.

Selimi tutje ka shtuar se në takim do të bisedohet për bashkëpunimin ekonomik.

“Sa i përket temave në Uashington ne kemi paralajmëruar që do ta jetë për bashkëpunimin ekonomik por Kosova i ka temat që do të diskutojë me Serbinë. Dua të ju siguroj që delegacioni i Kosovës është i përgatitur”, ka thënë ai.

Më 4 shtator Kosova dhe Serbia do të mbajnë takim në Uashington. Ndonëse takimi ishte thirrur më 2 shtator, ai është shtyrë për dy ditë më vonë. Ndërkaq një takim mes të dyja vendeve, por në nivel ekspertësh po zhvillohet sot në Bruksel. E një takim tjetër, po në Bruksel pritet të mbahet më 7 shtator.

Selimi tutje ka bërë të ditur se ai do të jetë në delegacionin e Kosovës për dialog me Serbinë, si përfaqësues i AAK-së. Ai ka shtuar se listën e anëtarëve të delegacionit do ta bëjë kryeministri Avdullah Hoti, dhe se janë në pritje të tij.

13:12

Selimi tregon emrat e Komisionit për provim të jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi , ka thënë se emrat e Komisionit për provimin e jurisprudencës do të shkojnë për miratim në Kuvend.

Ai tutje në një konferencë për media ka thënë se në komision do të jenë edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi, Hasan Shala, Nebojsha Borishiq, Afërdita Bytyqi e Enver Peci, raporton KOHA.

Selmi ka theksuar se mandati do të jetë dy-vjeçar me mundësi vazhdimi.

“Pas miratimit në qeveri propozimi i tillë shpresoj të merr mbështetje nga kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai.