Arbëri

Delegacioni i Kosovës niset për takimin në Uashington, mbi 17 mijë euro shpenzime

 

Deri në 17 mijë e 640 euro pritet t`i kushtojë buxhetit të Kosovës udhëtimi i delegacionit prej gjashtë anëtarësh për bisedimet me Serbinë në Uashington.

Për takimin që do të mbahet të premten, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti do të shoqërohet nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.