3 perditesime
17:35

Përfundon intervistimi i Ahmetit për sot, vazhdon nesër

Ka përfunduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për sot.

Edhe pse ai nuk është dalë nga hyrja zyrtare, janë parë vetura me targa maqedonase duke u larguar nga objekti ku është intervistuar ai.

Ahmeti për tetë orë është marrë në pyetje nga Specialja në ndërtesën e EULEX-it në Prishtinë.

Përfundimin e intervistimit të Ahmetit për KOHË-n e ka konfirmuar Artan Grubi, sekretar organizativ i BDI-së.

Ahmeti do të vazhdojë të intervistohet edhe nesër me fillim nga ora 9 e 30.

17:21

Edhe pas tetë orësh, vazhdon intervistimi i Ahmetit nga Specialja

Kanë kaluar tetë orë që nga fillimi i intervistimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, nga Gjykata Speciale.

Ky intervistim ka filluar në orën 9 e 30 të mëngjesit dhe nuk ka përfunduar ende.

Ahmeti po intervistohet në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

13:50

Vazhdon intervistimi i Ahmetit nga Specialja

Është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, nga Gjykata Speciale.

Ahmeti ka katër orë që po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit. Ai po intervistohet në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

10:11

Ahmeti po intervistohet nga Gjykata Speciale

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale, njofton KOHA.

Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30. Intervistimi i Ahmetit do të vazhdojë edhe nesër.

Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në Prishtinë.