Arbëri

Netanyahu i lumtur që Kosova do të hapë ambasadën në Jerusalem

Foto: Reuters
 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur i lumtur që Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem. Kur të ndodhë kjo, Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që do të ketë përfaqësinë e saj diplomatike në qytetin që shihet si i shenjtë si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën.

SHBA-ja është bërë vendi i parë që ka zhvendosur ambasadën e saj në Jerusalem, që ishte edhe një premtim i presidentit Donald Trump gjatë fushatës presidenciale më 2016.