Arbëri

VV: Hoti ka zhbërë kufirin me Serbinë

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një konferencë për media, ka thënë se me pranimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes në Washington kryeministri Avdullah Hoti ka zhbërë kufirin me Serbinë.

“Kemi të bëjmë me një njeri që nga pozicioni i kryeministrit nuk e njeh kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, duke e shkelur Kushtetutën”, ka thënë Selimi.