Arbëri

Serwer: Marrëveshja e Washingtonit nuk mundëson as fillim të normalizimit ekonomik

Serwer: Marrëveshja e Washingtonit nuk mundëson as fillim të normalizimit ekonomik
Foto: Ilustrim

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, mes shumë defekteve të marrëveshjes së arritur në Washington midis Kosovës dhe Serbisë, i ka thënë KOHËS se ajo nuk mundëson as fillim të normalizimit ekonomik.

“Ky dokument vetëm kërkon zbatimin e disa marrëveshjeve ekzistuese të transportit dhe harmonizimin e Prishtinës dhe Beogradit me politikën e Shteteve të Bashkuara për kontrollimin e aeroportit, Hezbollahun, Jerusalemin dhe disa gjëra të tjera”, ka thënë ai.