Arbëri

Turizmi “patriotik” shpëtoi sezonin veror në Shqipëri

Turizmi “patriotik” shpëtoi sezonin veror në Shqipëri

Ndërsa afrohet fundi i sezonit, të dhënat zyrtare nga Kosova dhe Shqipëria për numrin e vizitorëve që muajt e verës kanë kaluar vendkalimet kufitare janë kontradiktore. Por ajo që nuk kontestohet është se numri më i madh i tyre janë shqiptarë - shtetas nga Kosova e Maqedonia Veriore.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës. Kjo shifër është 3.56% më e lartë se e gushtit të vitit kaluar, periudhë në të cilën nuk ekzistonte pandemia.