Arbëri

Selimi: Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, pengesë për vazhdimin e dialogut

Foto: FB
 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është e pashmangshme.

Selimi pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, Ragmi Mustafën, përmendi rastin e ngritjes së dy padive ndaj këtij të fundit për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019.