Arbëri

Selimi për dënimin e Ndrecajt: Politika e dënimeve mbetet sfidë për sistemin e drejtësisë

Selimi për dënimin e Ndrecajt: Politika e dënimeve mbetet sfidë për sistemin e drejtësisë
 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas shpalljes së dënimit prej 24 vjet e gjashtë muaj burgim të Pjetër Ndrecajt i cili ka vrarë gruan dhe vajzën e tij 9-vjeçare në Brekoc të Gjakovës.

Ai ka thënë se ka përcjellë me shqetësim uljen e dënimit të Ndrecajt, duke shtuar se politika e dënimeve mbetet sfidë për sistemin e drejtësisë në vend.