Arbëri

Ish-punëtori i denoncon për rrahje Ramush e Daut Haradinajn, por më pas tërhiqet - rasti ende nën hetime

Ish-punëtori i denoncon për rrahje Ramush e Daut Haradinajn, por më pas tërhiqet - rasti ende nën hetime
Foto: KOHA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, para rreth tre muajve janë denoncuar në polici për “rrahjen e një punëtori të tyre”.

Në dokumentet të cilat i ka siguruar KOHA, Haradinajt i ka denoncuar në Polici një mjeke kujdestare, e cila i ka dhënë ndihmë mjekësore një personi me lëndime trupore të cilat, sipas tij, ishin pasojë e rrahjes nga vëllezërit Haradinaj.