Arbëri

Reuters: Thaçi do ta nderojë Trumpin me “Urdhrin e Lirisë”

Reuters: Thaçi do ta nderojë Trumpin me “Urdhrin e Lirisë”

Kosova do t’ia japë presidentit të SHBA-së, Donald Trump nderin më të lartë, për rolin e tij në ndihmën dhënë Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, raporton të enjten agjencia e lajmeve Reuters.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, e ka informuar Trumpin se atij do t’i ndahet Urdhri i Lirisë.