Arbëri

Schütz: Është e paimagjinueshme që dy shtete anëtare të BE-së të mos e njohin njëra-tjetrën

Schütz: Është e paimagjinueshme që dy shtete anëtare të BE-së të mos e njohin njëra-tjetrën
Schütz: “Çdo përpjekje për të penguar hetimet, procedurat, apo punën e Dhomave në përgjithësi do të ishte tejet e dëmshme për imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të kishte pasoja”

Gjermania vazhdon të presë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të prodhojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të rregullojë të gjitha çështjet mes dy vendeve, të hapë perspektivën e tyre evropiane dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

“Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme do të thotë marrëveshje që krijon detyrime ligjore për të dyja palët dhe nuk është e kufizuar në deklarata politike të qëllimit”, thotë ambasadorja Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqinë, shtetet EFTA, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë.