Arbëri

Në vendin më katolik të botës jetojnë mbi 205 mijë emigrantë shqiptarë myslimanë

Në vendin më katolik të botës jetojnë mbi 205 mijë emigrantë shqiptarë myslimanë

Shqiptarët e Italisë janë ndër komunitetet më historike të emigrantëve në Itali, të dytit për nga numri ndër ato ekstra komunitare, por dhe të dytit në numër ndër komunitetet e huaja të besimit islam, shkruan oranews.

Fondacioni i studimeve multietnike ISMU duke analizuar të dhënat e vëna në dispozicion nga Instituti Kombëtar Italian i Studimeve Statistikore e të Observatorit Rajonal për Integrimin, ka publikuar studimin mbi përkatësinë fetare të emigrantëve në Itali.