Arbëri

Në Kosovë sivjet certifikohen edhe 400 ndërmarrës të rinj

Në Kosovë sivjet certifikohen edhe 400 ndërmarrës të rinj

Në kuadër të Muajit të Rinisë, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka takuar një grup të rinjsh nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovës. Derisa u ofroi përkrahje, Dumoshi njoftoi se këtë vit 400 të rinj të Kosovës do certifikohen si ndërmarrës të rinj.

Ministrja Dumoshi tha se me gjithë buxhetin që kanë do i përkrahin të gjitha aktivitetet e rinisë.