Arbëri

Katër të vdekur e 57 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 137 të shëruar

Katër të vdekur e 57 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 137 të shëruar
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Katër persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të premten. Me këto viktima, numri total i të vdekurve shkon në 611.

Të premten janë regjistruar 57 raste të reja pozitive nga testimi i 678 mostrave.