Arbëri

Situata me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” e kthen mësimin online

Situata me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” e kthen mësimin online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se situata me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është e mirë. Disa arsimtarë e nxënës kanë rezultuar pozitivë. 

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj thotë duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK-ja ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Nuk ka treguar për sa persona bëhet fjalët, megjithatë ka njoftuar se është rekomanduar që në këtë shkollë të zhvillohet skenari “C”.