Arbëri

Përfundon mbledhja e Qeverisë, nuk jepen detaje për vizitën e delegacionit të SHBA-së

Përfundon mbledhja e Qeverisë, nuk jepen detaje për vizitën e delegacionit të SHBA-së
09:23

Përfundon mbledhja e Qeverisë, nuk jepen detaje për vizitën e delegacionit të SHBA-së

Ka përfunduar mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Gjatë kësaj mbledhjeje nuk janë dhënë detaje të reja lidhur me vizitën e delegacionit të SHBA-së në Kosovë.

Ndonëse në njoftimin e djeshëm është paralajmëruar se për detaje të reja do të ketë njoftim të hënën në mëngjes, kjo nuk ka ndodhur gjatë kësaj mbledhje.

Gjatë mbledhjes Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar disa pika të ndryshme. Ndër të tjera, është miratuar pika për ndarjen e 70 mijë eurove për libra për Luginën e Preshevës.

Gjithashtu Qeveria e Kosovë ka miratuar plotësim ndryshimin e projektligjit për Lirinë Fetare.

08:04

Sot mblidhet Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbledhë sot në takim ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

Zyra e Kryeministrisë nuk ka dhënë detaje mbi temat që pritet të diskutohen në këtë mbledhje, e cila fillon nga ora 8:30.

Mbledhja e Qeverisë përkon me vizitën e sotme në Kosovë të emisarit të presidentit Donald Trump për dialogun Richard Grenell si pjesë e një delegacioni shtetëror amerikan, i cili do të vizitojë edhe Serbinë, Greqinë dhe Izraelin, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik.

Kryeministri, Avdullah Hoti ka konfirmuar takimin me delegacionin e Qeverisë amerikane, por më shumë detaje ka thënë se do t’i bëjë të ditur gjatë ditës së sotme.