Arbëri

Një pjesë e të arrestuarve në Karaçevë recidivistë të të njëjtave vepra penale

Një pjesë e të arrestuarve në Karaçevë recidivistë të të njëjtave vepra penale

Të njohur për sistemin e drejtësisë për të njëjtat vepra penale janë shumë nga personat e arrestuar të premten në Karaçevë. Kjo është theksuar në kërkesën e Prokurorisë në Gjilan, drejtuar gjykatës për caktimin e masës se paraburgimit për 30 nga 35 të arrestuarit.

Kërkesa është aprovuar nga gjykatësi i procedurës paraprake. Një nga arsyet që ka përmendur prokurori për mbajtjen e tyre në paraburgim është edhe fakti që, sipas tij, disa nga anëtarët e këtij grupi janë të njohur për drejtësinë për kryerjen e veprave të tilla penale.