Arbëri

Mustafa përkujton Ahmet Krasniqin

Mustafa përkujton Ahmet Krasniqin
 

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Ai përmes një komunikate për media ka thënë se Ahmet Krasniqi, Ministri i Parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ishte një personalitet i veçantë, ai radhitet në plejadën e patriotëve që nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit.