Arbëri

PDK-ja e konsideron shqetësuese sjelljen e Qeverisë karshi krizës ekonomike

PDK-ja e konsideron shqetësuese sjelljen e Qeverisë karshi krizës ekonomike

Partia Demokratike e Kosovës po e konsideron shqetësuese sjelljen e Qeverisë Hoti karshi krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe neglizhencën e saj për të kaluar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike javën që shkoi.

“ Kanë kaluar gjashtë muaj nga Prilli, kur PDK-ja ka propozuar pakon ekonomike që i përmbushte nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, por ishte bllokuar atë kohë nga Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqte me qeverinë. Avazin e vjetër të bllokadës dhe paaftësisë, po e vazhdon edhe kjo qeveri e udhëhequr nga LDK-ja, cila ka propozuar në Kuvendin e Kosovës një pseudo-pako ekonomike, që jo vetëm nuk i përmbushë nevojat elementare të ekonomisë tonë, por fillimisht ka mashtruar qytetarët për tërhjeqjen e 10% të trustit, duke premtuar rimbursim ndërsa më vonë as që e përmendi. Nga të dhënat zyrtare të mjeteve që qytetarët posedojnë në Fondin e Trustit Pensional, rezulton se një përqindje e madhe do të mund t’i tërheqin vetëm një shumë të vogël të mjeteve. Ky është mashtrim ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre të përditshme. Sjellja e kësaj qeverisje është e mentalitetit bllokues dhe në mungesë të numrave të saj në Kuvendin e Kosovës për ta kaluar pakon, e ka hedhur fajin tek opozita”, thuhet nga PDK-ja.