Arbëri

VV: Paqja me Serbinë vendoset kur SHBA-ja mbështet drejtësinë ndërkombëtare, siç ka bërë gjithnjë

VV: Paqja me Serbinë vendoset kur SHBA-ja mbështet drejtësinë ndërkombëtare, siç ka bërë gjithnjë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili në një tubim elektoral ka thënë se kanë ndaluar “vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë”.

Përmes një komunikate për media, VV-ja ka thënë se besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabueshëm, i cili injoron rolin kryesor të Milosheviqit dhe regjimit të tij në shkaktimin e luftës.