Arbëri

Media ruse bëjnë intriga: Tirana vendos tentakulat në Serbinë e Jugut

Media ruse bëjnë intriga: Tirana vendos tentakulat në Serbinë e Jugut

Media shtetërore ruse, e financuar nga Kremlini, Sputnik, në edicionin e saj Ballkanik ka publikuar një shkrim ku thekson se “Tirana zyrtare ka vendosur tentakulat e saj larg syve të publikut në Serbinë e Jugut”.

Shkrimi i Sputnik i referohet Luginës së Preshevës me këtë emër, ku thotë se pas një kohe të gjatë influenca e Shqipërisë është rritur shumë në këtë zonë. Në titullin e saj Sputnik thekson se “Tirana ka bërë një hap të ri drejt realizimit të planit shqiptar”.