Arbëri

Universiteti “Ukshin Hoti” ka hapur konkursin për pranimin e 1680 studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” ka hapur konkursin për pranimin e 1680 studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për Vitin Akademik 2020/2021, do të regjistroj 1680 studentë, prej të cilëve 1630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.

Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, me këtë rast theksoi se Universiteti sivjet i pret studentët me kushte shumë më të mira në të gjitha aspektet.