Arbëri

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID-19

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 79 raste të reja.

Një person ka vdekur në Klinikën e Pulmologjisë e një në Spitalin Rajonal të Pejës, siç ka njoftuar IKSHPK-ja. Në total numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ka arritur në 615, ndërsa i të infektuarve në 15.142.