Arbëri

Zjarre masive në kufirin Mal i Zi-Shqipëri, Abazoviq kërkon ndihmën e NATO-s

Zjarre masive në kufirin Mal i Zi-Shqipëri, Abazoviq kërkon ndihmën e NATO-s

Kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përfshihet nga zjarre masive. Siç bëjnë të ditur mediat malazeze, në Parkun Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, në kufi me Shqipërinë, kanë shpërthyer një numër i madh zjarresh, të cilat kanë vijuar prej dy ditësh.

Partia Ura e Dritan Abazoviqit i bëri thirrje Drejtorisë për Situatat e Emergjencës që urgjentisht të ndërhyjë për në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarreve.