Arbëri

Thaçi do ta dekorojë Grenellin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Thaçi do ta dekorojë Grenellin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili sapo është kthyer nga Turqia, sot do ta dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, presidenti Thaçi do ta dekorojë emisarin special të presidentit Trump për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.