Arbëri

Mustafa: Thaçi nuk mund të thotë se Hoti nuk guxon të dialogojë në Bruksel

Mustafa: Thaçi nuk mund të thotë se Hoti nuk guxon të dialogojë në Bruksel
 

Emisari Special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë do të qëndrojnë sot në Kosovë, ku do të takohen vetëm me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe jo edhe me përfaqësuesit politikë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se vizita e tanishme e Grenellit dhe delegacionit amerikan është për t’i implementuar dhe harmonizuar projektet të cilat janë në marrëveshjen e nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.