Arbëri

Shqyrtohet zbatimi i masave për rimëkëmbje ekonomike që nuk kërkojnë ndryshime ligjore

Dështimi i votimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk pengon zbatimin e disa masave për rimëkëmbje, të cilat nuk kërkojnë ndryshime të legjislacionit.

Sipas zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi, dy prej masave, si ajo për mbështetje të arsimit dhe mbështetje të komunave, kanë filluar që të zbatohen.