Arbëri

Pas vizitës në Kosovë, Grenelli mbërrin në Beograd

Pas vizitës në Kosovë, Grenelli mbërrin në Beograd
Foto: Ilustrim

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell së bashku me delegacionin amerikan kanë mbërritur natën e së hënës në aeroportin e Beogradit, ku i ka pritur kryeministrja serbe, Ana Bernabiq dhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, raportojnë mediet serbe.

Grenelli, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të DFC-së, Adam Bohler, takohen të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe Bërnabiqin.