Arbëri

Paralajmërohet intensifikimi i punës së ekspertëve amerikanë që do të punojnë në fizibilitetin e Ujmanit

Paralajmërohet intensifikimi i punës së ekspertëve amerikanë që do të punojnë në fizibilitetin e Ujmanit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të intensifikohet puna me ekspertët amerikanë që do të punojnë në fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit, si pjesë e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.

Kjo u bë e ditur pas takimit të tij me ndihmës zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e SHBA-së, Matthew Zais, i cili ia dha njoftimin përmes një letre.