Arbëri

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë me grup punues për marrëveshjen e Washingtonit

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë me grup punues për marrëveshjen e Washingtonit

Në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey është mbajtur takimi i përfaqësuesve të odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë me delegacionin të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara. Në takim kanë marrë pjesë drejtori i Korporatës, Adam Boelher, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell , ambasadori Godfrey, përfaqësuesit e odave të Kosovës dhe Serbisë, Berat Rukiqi, përkatësisht Marko Çadezh si dhe kryetari i Odës amerikane në Serbi, Zoran Petroviq. Pas takimit u tha se të dy odat ekonomike, të Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar që të bashkëpunojnë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se marrëveshja e arritur në Uashington më 4 shtator për normalizim ekonomik, është marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë si dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.