Arbëri

66 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 141 të shëruar

66 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 141 të shëruar

66 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është konfirmuar asnjë i vdekur. Sipas IKSHPK-se 141 persona janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.