Arbëri

Judah: BE-ja u përkujdes për “Autostradën e Paqes”, e paqartë se çfarë do të financojnë amerikanët

Judah: BE-ja u përkujdes për “Autostradën e Paqes”, e paqartë se çfarë do të financojnë amerikanët

Analisti për çështjet e Ballkanit, Tim Judah, ka thënë se është e paqartë se çfarë do të financohet nga amerikanët, kur është në pyetje pika e Marrëveshjes së Washingtonit që përfshin “Autostradën e Paqes”.

Si ka shkruar ai në Twitter, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ia ka bërë të ditur se kur është në pyetje kjo rrugë, Bashkimi Evropian tashmë është përkujdesur për një gjë të tillë.