Arbëri

Gjermania kërkon që BE-ja të angazhohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor

Gjermania kërkon që BE-ja të angazhohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor

Ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke folur për punën e presidencës gjermane në Bashkimin Evropian, tha të martën para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian se BE-ja “duhet të angazhohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor”.

Ky rajon është “oborr i brendshëm i BE-së, e jo oborr i jashtëm”, tha Roth.