Arbëri

Rreth 24 mijë shqiptarë nën 34 vjeç kanë aplikuar për azil në shtetet e BE-së

Rreth 24 mijë shqiptarë nën 34 vjeç kanë aplikuar për azil në shtetet e BE-së

Nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

azilantePjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç.