Arbëri

Daçiq: Për Serbinë më lehtë të bisedohet me SHBA-në, se me BE-në

Daçiq: Për Serbinë më lehtë të bisedohet me SHBA-në, se me BE-në
Foto: Ilustrim

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se për Serbinë “model për gjetjen e një zgjidhjeje politike” kur janë në pyetje raportet me Kosovën janë Marrëveshja e Daytonit e 1995-s, që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Marrëveshja e Washingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike.

“Mua më duket se është më e lehtë që për këtë çështje të diskutohet me administratën amerikane, duke e pasur parasysh qëndrimin e Gjermanisë dhe shteteve tjera të BE-së se gjithçka duhet të mbetet ashtu si është, krahas njohjes së Kosovës nga Serbia, përderisa qasja më fleksibile e merr parasysh interesat e dy popujve”, ka thënë Daçiqi në intervistën për televizionin publik të Serbisë, natën e së martës.