Arbëri

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e parashtruar nga deputeti Etem Arifi

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e parashtruar nga deputeti Etem Arifi

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e deputetit Etem Arifi, i cili i është drejtuar asaj për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, lidhur me dënimin ndaj tij për mashtrim me subvencione.

“Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, të datës 30 janar 2020, me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruesit të kërkesës, ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 20 prill 2018 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës të datës 20 gusht 2019”, shkruhet në njoftimin rreth vendimeve të marra nga seanca e së mërkurës.