Arbëri

PDK-ja i quan të dyshimta vendimet për ndërtimin e Minierës së Re të KEK-ut

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference i ka quajtur të dyshimta vendimet për ndërtimin e Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli, tha se qeveritë, që nga ajo e Haradinajt e deri te Hoti kanë vendosur ta ndërtojnë në drejtimin e gabuar këtë minierë, në fushën e qymyrit në Veri N1, e jo në Fushën Jug e cila ishte pronë e KEK-ut.