Arbëri

Greqia ia konfirmon Kosovës mbështetjen për liberalizimin e vizave

Greqia ia konfirmon Kosovës mbështetjen për liberalizimin e vizave
Foto: MPJ

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ia ka konfirmuar kryediplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla mbështetjen për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, është bërë e ditur përmes një njoftimi të Ministrisë së Jashtme.

Videokonferenca e Haradinajt me homologun grek, të mërkurën, është mbajtur në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.