Arbëri

Qeveria e Shqipërisë tërhiqet nga projekti i burgjeve private

Qeveria e Shqipërisë tërhiqet nga projekti i burgjeve private

Askush nuk shfaqi interes në Shqipëri për të ndërtuar burgje private dhe pas 6 vite, qeveria shqiptare është tërhequr nga ky projekt. ReportTv mëson se ministria e drejtësisë ka hequr nga ligji konceptin e burgut privat, i cili do të akomodonte personat me dënim maksimale deri në 5 vite duke ulur dhe mbipopullimin në burgjet shtetërore.

Qeveria shqiptare tërhiqet nga projekti i burgjeve private. Për ReportTv ministria e drejtësisë deklaron se ka hequr nga ligji konceptin e burgut privat pasi nuk gjeti zbatim. Parashikimi për burgjet private është bërë për herë të parë në vitin 2014, në nenin 12/1të ligjit “për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, ku shkruhej se burgjet janë publike dhe private dhe funksionimi i tyre do të përcaktohen me Vendim qeverie.