Arbëri

Raporti i performancës: Nëpër komuna mungojnë trotuaret, ndriçimi publik e parkingjet

Raporti i performancës: Nëpër komuna mungojnë trotuaret, ndriçimi publik e parkingjet
Fshati Livoq

Shumë rrugë nëpër komunat e Kosovës kanë mungesë të trotuarit. Mungon edhe ndriçimi publik. Në zonat urbane pak rrugë kanë shtigje të dedikuar për biçiklistë. Në mungesë janë edhe parkingjet publike. Këto janë disa ndër gjetjet e Raportit të Performancës së Ministrisë së Pushtetit Lokal për vitin 2019.

Raporti që ka matur performancën e 36 komunave në vend ka gjetur se ato s’kanë performuar mirë në infrastrukturën rrugore. Raporti ka kërkuar nga komunat që të krijojnë strategji për të mbështetur sektorët më të dobët të qeverisjes.