Arbëri

Shoqëria civile kërkon anulimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatit për Avokat të Popullit

Shoqëria civile kërkon anulimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatit për Avokat të Popullit

Disa organizata të shoqërisë civile, me një letër drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar që të anulohet procesi i përzgjedhjes së kandidatit për Avokat të Popullit.

Një ditë para se kjo çështje të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Rrjeti i Grave të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Instituti KIPRED, kanë thënë se në këtë proces ka pasur probleme serioze në transparencë, respekt për parimin e meritës dhe ligjshmërinë e zbatimit të kritereve përzgjedhëse.