Arbëri

Dollari u forcua me 0.43 lekë ndërsa euroja humbi terren me 0.12 lekë

Dollari u forcua me 0.43 lekë ndërsa euroja humbi terren me 0.12 lekë

Tiranë, 24 shtator - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi terren në raport me dollarin amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 106.21 lekë ose 0.43 lekë më shumë se një ditë më parë.