Arbëri

Këtë vit janë shqyrtuar mbi 4000 kërkesa për leje-qëndrim

Këtë vit janë shqyrtuar mbi 4000 kërkesa për leje-qëndrim

Gjatë këtij viti janë shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim, është njoftuar nga Divizioni për të Hua, Viza dhe Leje Qëndrim në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar këtë divizion sot që funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e aplikimeve për shtetësi.